English

Parlamenti gjerman ngre komisionin kundër varfërisë së pleqve në pension

Berlin, 18 gusht, NOA - Qeveria federale gjermane do të formojë në fillim të vitit 2011 një komision që do të merret me varfërinë e të moshuarve dhe daljen e tyre nga veshtiresite eventuale ekonomike.

Secili që ka punuar gjithë jetën e tij me kohë të plotë duhet të ketë në pleqëri të ardhura që ti mundësojnë jetë dinjitoze, tha zevëndëskryetarja e grupit parlamentar të CDU-së në Bundestag, Ingrid Fischbach, për gazetën "Rheinischen Post".

Arsyeja për këtë nismë, është numri në rritje i të papunëve, që sipas mendimit të ekspertëve në dhjetë vjetët e fundit e ka çuar në një rritje të konsiderueshme varfërinë e të moshuarve.

Shoqata sociale e Gjermanisë (SoVD) kishte kërkuar në këtë kontekst së fundi që të rriteshin kriteret e të ashtuquajturit Hartz -IV (pagesa për të papunët) si dhe të hiqeshin sektorët me paga të ulëta.

NOA

KOMENTE