Korçë, 18 gusht, NOA – Një 38 vjeçar do të qëndrojë tetë ditë në burgun e qytetit të Korçës, pasi ka prerë disa pemë në pyllin e fshatit të tij, raporton korrespondentja e agjencise NOA.
Bëhet fjalë për shtetasin Eduard Basholli nga fshati Mborje në Korçë, prej nje muaji, person nen kerkim policor.
Pas denoncimit që i është bërë nga kryeplaku dhe komuna, gjykata ka marrë pak kohë më parë vendimin për dënimin e tij.
Por duke mos e cilësuar si të drejtë dënimin, Basholli prej kohësh nuk kishte pranuar të dorëzohej në polici.
Policia e Koçës njofton se vetëm dje është bërë i mundur arrestimi i tij, pas disa kohësh që ishte shpallur në kërkim.NOA