English

Qeveria rrit fondin shtetëror për papunësinë

Tiranë, 18 gusht, NOA – Qeveria vendosi sot që të rrisë nivelin e pagesës që u bëhet nga shteti, personave që janë të papunë. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua vendimi “Për caktimin e nivelit bazë të së ardhurës nga papunësia”, vendim i cili parashikon një rritje me 3.5 për qind.

Sipas vendimit të qeverisë kjo rritje me 3,5 %, siguron të paktën një nivel jetese minimal, në kuadër të indeksimit të çmimit të konsumit.

Në shifra konkrete kjo e ardhur do të jetë 6 565 lekë në muaj.

“Bazuar mbi këtë nivel dhe kompensimet që i jepen çdo përfituesi, përftimi mesatar shkon në rreth 8100lekë në muaj”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Sipas vendimit gte miratuar, efektet financiare do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

“Kjo rritje do të ndikojë në zbutjen e problemeve sociale të atyre që janë në proces trajtimi me pagesë papunësie, por edhe atyre që kanë hyrë së fundmi në këtë skemë mbështetjeje”, thuhet në argumentimin e vendimit të qeverisë.

a.k/NOA

KOMENTE