English

Shalsi: Të hetohet pasuria e bashkëshortit të deputetes Vokshi

Tiranë, 18 gusht, NOA – Partia Socialiste ka akuzuar sot sërish deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi se me postet që ka pasur, ajo ka ndikuar që bashkëshorti i saj të marrë koncesione me vlerë miliona dollarë.

Në një konferencë për mediat, deputeti socialist Eduard Shalsi u shpreh se Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë duhet të hetojnë pasurinë e deputetes së PD-së dhe ish-këshilltares së Kryeministrit Sali Berisha.

Z. Shalsi u shpreh se Vokshi në deklaramin e pasurisë, ILDKP ka parasysh se ligji shqiptar nuk parashikon deklarimin e pasurisë së të afërmve që nuk janë të tillë me ligj.

Sipas z. Shalsi ligji shqiptar nuk ka mungesa në këtë drejtim, duke qenë se çdo zyrtar publik duhet të deklarojë pasurinë që kanë edhe të afërt më të largët.

“Për fatin e keq të Vokshit kjo është alibi që nuk e nxjerr nga bataku ku është zhytur. Vokshi ka pranuar një dhuratë të majme por e ka fshehur qëllimisht se nuk do që shqiptarët të dinë të vërtetën”, tha Shalsi.

a.k/NOA

KOMENTE