Uashington, 18 gusht, NOA - Juria e ka shpallur fajtor ish-guvernatorin e shtetit Illinois, Rod Bllagojeviç për një pikë të akt-akuzës, raportojne sot, mediat amerikane.
Bllagojeviç përballej me 24 pika të akt-akuzës, përfshirë shantazh, komplot, mashtrim dhe përpjekje për nxjerrje të parave.
Akuzat e përfshinin edhe përpjekjen për të shitur mandatin në senat të Barak Obamës pasi u zgjodh President i SHBA-ve.
Juria e shpalli Bllagojeviçin fajtor për deklarata të rreme, por nuk arriti të marrë qëndrim unik për 23 pikat e tjera.Gjykatësi Xhejms Zagel i dha prokurorisë kohë deri më 26 gusht 2010, që të vendosë nëse Bllagojeviç do të rigjykohet.
NOA/RFE