English

Skandal në BBC, spikeri i motit i drejton prezantuesit gishtin e mesit në transmetim direkt (VIDEO)

Londër, 19 Gusht 2010 NOA – Rrjeti televiziv britanik BBC, televizioni model për pjesën më të madhe të botës perëndimore, ka qenë pjesë e një gafe në transmetim direkt. Meteorologu, Tomasz Schafernaker u kap gjatë shfaqjes së tij teksa po i drejtonte gishtin e mesit kolegut të punës.

Gjatë kalimit të linjës, prezantuesi i lajmeve, Simon Mcoy, duke përdorur sarkazëm i kërkoi TomaszIT, I NJOHUR SI "Wethar men", të bënte parashikimet e tij të “zakonshme”.

Sikundër shihni dhe në video, Tomasz, ndoshta duke menduar se nuk ishte i inkuadruar për momentin u përgjigj me “ironi” duke i drejtuar gishtin e mesit si një sinjal fare i qartë “përshëndetës”.

Mund të themi se nuk ishte me fat pasi regjisori, u përpoq ta shmangte këtë gjest, por shumë vonë pasi gjithçka u pa mjaft qartë.

Dihet se Britania e Madhe i kushton shume rendesi parashikimit te motit. Dhe ne nje vend ku njerezit jane aq shume te obsesionuar pas njoftimeve per motin, pasi shume dite angleze jane plot shi e te tjerat me se shumti te vraneta, lajmet e mira per pak diell priten me ankth ndaj audienca e kesaj rubrike, eshte kaq e larte.

Per pasoje, ky xhest i zbuluar nuk kaloi aq lehte, aq sa detyroi BBC qe te kerkoje ndjese publike per kete gafe.

r.b/NOA

{youtube}yWJNTA6wsWc{/youtube}

KOMENTE