English

Theren me thika në plazh, arrestohet 45 vjeçarja

Durrës, 18 gusht, NOA – Policia e Durrësit ka arrestuar një grua 45 vjeçare pas sherrit të ndodhur dje në plazhin e Durrësit, ku dy femra u goditën mes tyre me thikë.

E arrestuara është Flutura Herri, banuese në lagjen Nr. 13 Durrës, me arsim 8 klasë. Sipas të dhënave të policisë, behet e ditur se Herri vuan nga çrregullime mendore.

Nga hetimi doli se Flutura Herri është zënë dje për motive të dobëta me shtetasen A.M 40 vjeçe.

Pas shkëmbimit të ofendimeve mes te dyjave, Herri ka marrë një thikë dhe e ka goditur 40 vjeçaren duke i shkaktuar asaj plagë të rënda.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të ndarë dy gratë nga grindja e përgjakshme. Pas arrestimet të Flutura Herrit prokuroria e Durresit tha se ka nisur dhe padinë ndaj saj.

Ndërkohë që gruaja e plagosur me thikë ndodhet në reanimacionin e Spitalit të Durrësit në gjendje të rëndë për jetën.

a.k/NOA

KOMENTE