Zvicër, 18 Gusht 2010 NOA/ Rid Bulku - Një tren prej 240 pasagjerësh në Zvicër, i cili ishte nisur nga Barcelona ka gabuar në destinacionin e tij përfundimtar. Treni pasi arriti në Lion, u nda në dy pjesë, njëra me destiancion në Zyrih dhe tjetra në Milano.
Për shkak të një gabimi, pasagjerët që udhëtonin për në Itali përfunduan në Zvicër, dhe anasjelltas.
“Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë”, - tha një zëdhënësi i FFS. Misteri i këtij devijimi të papritur është shpjeguar menjëherë nga zëdhënësi i FFS, Jean-Louis Scherz, në faqet e Blick.
“Treni i turnit të natës ka pësuar një ndarje në Lion, Francë. Disa vagonë janë drejtuar për në Milano dhe disa të tjerë për në Zyrih. Nëse ishte nata e errët, apo shoferi i përgjumur, fakti qëndron se vagonët e destinuar për në Zyrih kanë përfunduar në Itali dhe 135 pasagjerë të cilët dëshironin të shkonin në Milano e gjetën veten Zyrih. Është hera e parë që ndodh një gabim i këtij lloji. Një gabim që mund t’ju bëjë të buzëqeshë, por kush ka qenë i përfshirë e ka ndjerë veten në një telash të madh”, - tha Jean.
r.b/NOA