Kaliforni, 18 Gusht NOA - Çiftet homoseksuale nuk mund të martohen në Kaliforni duke filluar nga e mërkura e 18 gushtit, në sajë të një vendimi të javës së kaluar të dhënë nga gjykata e qarkut.
Gjykata Federale e Apelit të Kalifornisë, bëri thirrje mbi vendimin e gjykatësit Vaughn Walker, se martesat gay nuk mund të bëhen në këtë shtet.
Gjykatësi Walker kishte insistuar mbi ndalimin e martesës së homoseksualëve duke e futur në referendum këtë vendim, dy vite më parë.
Kjo ankesë ishte paraqitur dhe gjykata ka vendosur që të ndalojë këto martesa deri në pritje të apelit.
Apeli - theksoi Gjykata Federale - duhet të diskutohet në një periudhë kohore 17 shtatorit deri më 1 nëntor.
Sipas avokatëve më të njohu të SHBA-së kjo çështje do të përfundojë në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara.
r.b/NOA