English

Zihen me taksitin, i thyejnë xhamat e makinës dhe e rrahin

Korçë, 18 gusht, NOA – Tre persona, pas një zënke banale me një taksixhi, kanë zgjedhur që ta nxjerrin inatin te makina e tij. Pas debatit me fjalë dhe kërcënimet për jetën që i kanë bërë drejtuesit të taksisë, 58 vjeçarit M. XH, kanë thyer xhamat e makinës dhe kanë dëmtuar seriozisht mjetin në pjesë të ndryshme të tij.

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në qytetin e Korçës, por vetëm dje është bërë i mundur ndalimi i tre personave që kanë kryer veprën penale.

Ata janë; Luan Trimi, 41 vjeç, banues në lagjen 10 të qytetit të Korçës, Maksim Kosturi, 42 vjeç banues ne lagjen 15, Korçë dhe Ilir Mehmeti 34 vjeç banues në lagjen 17 të qytetit të Korçës.

Të personat janë shoqëruar në polici dhe ndaj tyre ka nisur hetimi në gjendje të lirë për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me mjete te tjera, në bashkëpunim”, si dhe për veprën penale të “Kanosjes së kryer në bashkëpunim”.

Sipas policisë, tre shtetasit “për motive të dobëta kanë kanosur dhe më pas i kanë dëmtuar mjetin tip “Benz” taksi me targe KO 748 A, shtetasit M.Xh, 58 vjeç, banues në lagjen 15 në Korçë”.

NOA

KOMENTE