English

AKEP: Në shtator e janar, dy ulje të reja të çmimit në telefoninë celulare

Tiranë, 19 Gusht 2010 NOA - Tarifat e telefonisë celulare ulen prej shtatorit, bën të ditur në një prononcim për media, Drejtori i Kabinetit pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare Gazmir Isakaj.

Sipas z. Isakaj, hyrja e operatorit të katërt celular, në muajin shtator, pritet të sjellë uljen e mëtejshme të tarifave të telefonisë celulare.

Drejtori i Kabinetit pranë AKEP tha se çmimet do të jenë edhe më të ulëta se vendet e rajonit.

Kurse bëri të ditur në një prononcim për Tv Klan, se një tjetër ulje, tarifat e telefonisë celulare do të kenë në muajin janar të vitit 2011, pasi Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare do të ulë tarifën e interkonjeksionit me 15 për qind.

Gjithashtu është propozuar nga AKEP që deri në shtator të vitit 2013, tarifat të ulen në rreth 60 për qind duke shkuar në 4,63 lekë për minutë nga 10.5 që është aktualisht.

Po ashtu pritet që në janar të vitit të ardhshëm të ofrohet shërbimi i portabilitetit të numrit, që më konkretisht do të thotë se çdo abonent mund të ndryshojë kompaninë pa ndryshuar numrin e tij personal.

r.n/NOA

KOMENTE