Los Anxhelos, 20 Gusht 2010 NOA - Policia në Los Anxhelos ka arrestuar një parukiere në Beverly Hills, e cila akuzohet për kryerjen e vjedhjeve të shumta ndaj VIP-ave, ndër të cilat mund të përmendim Jennifer Aniston, Cher dhe Anne Hathaway.
Maria Gabriela Perez, 51 vjeçe, akuzohet për përdorimin e kartave të krediti të klientëve të saj dhe këtë arsye ajo do të dënohet, ku rrezikon të kryejë 25 vite burgim.
Llogaritë të vjedhura rezultuan dhe për Melanie Griffith dhe Liv Tyler. Me sa duket parukieria Perez, nuk është e zonja vetëm në prerjen e flokëve, por me sa duket dhe në atë të kartave të kreditit të bankave, ku dy aktoreve të sipërpërmendura u ka marrë një shifër prej 241mijë dollarë.
Sipas hetuesve, Perez nuk është e re në këtë zanat, ku krahas akuzave të vjedhjes ajo do të dënohet dhe për falsitet dhe vjedhje identiteti.
Tashmë ajo do të përballet me gjykatën e Los Anxhelos, ku data e caktuar është 21 gusht.
r.b/NOA