Australi, 19 gusht, NOA - Një krokodil gjigant me emrin Harry ka parashikuar fitoren e laburistes Gillard, në zgjedhjet e përgjithshme të së shtunës që u zhvilluan në Australi.
Krokodili, i cili tashmë mund të themi se është tepër i ngjashëm me oktapodin Paul të Botërorit të Afrikës së Jugut, peshon 720 kilogramë, është i gjatë rreth 5 metër dhe jeton në një park turistik në Darwin.
Atij iu vendosën dy mundësi zgjedhje një me foton e Gillard dhe një tjetër me atë të konservatorit.
Harry, pasi u mendua për 5 minuta, u drejtua duke treguar foton e Gillard.
r.b/NOA