Durrës, 19 gusht, NOA – Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha, ka zgjedhur qytetin bregdetar të Durrësit për të takuar drejtuesit e policisë dhe për të diktuar mbi masat dhe problemet që kanë dalë gjatë sezonit vero.
Në takimin e me drejtuesit e uniformave blu në Durrës, Ministri i Brendshëm është ndalur në punën që është bërë dhe në planin e masave që ka marrë Policia e Durrësit për përballimin e situatës. Në fjalën e tij Basha vlerësuar punën e policisë gjatë sezonit turistik.
Ai është ndalur në mënyrë të veçantë në garantimin e procesit të sigurisë dhe të rendit në gjithë qytetin bregdetar, por edhe në gjithë vendin. Ai ka thënë se policia po e menaxhon mirë menaxhon situatën e rendit dhe të sigurisë.
Aksidentet automobilistike kanë qenë një tjetër çështje ku është ndalur ministri Basha. Në këtë pika ai ka vlerësuar se ka rënë ndjeshëm numri i aksidenteve.
Durrësi është qyteti që ka pritur numrin më të madh të pushuesve gjatë këtij viti.
a.k/NOA