Riad, 20 gusht 2010 NOA/ Rid Bulku - Është një rast i ndodhur në Arabinë Saudite, që i verbuar xhelozia, ka akuzuar gruan e tij se kalon shumë kohë me telefonin e saj dhe mund të hyjë në histori si divorci i parë i shkaktuar nga një Blackberry.
Bashkëshortja, faktikisht, ka ngritur një denoncim në polici pasi sipas saj kishte pësuar abuzime dhe si rrjedhojë ka bërë kërkesën e divorcit.
Në krahun tjetër bashkëshorti pohon se ishte ndjerë si i lënë mënjanë dhe kjo pasi gruaja e tij dëshironte më shumë të qëndronte me telefonin e saj Blackbarry.
Gjithçka ka ndodhur në qytetin e Dammam dhe më pas lajmi u njoftua nga shtypi vendas, ku bashkëshortja më pas u paraqit në dhomën e urgjencës së spitalit duke pretenduar se është rrahur nga i shoqi dhe sipas saj diçka e tillë kishte ndodhur dhe më parë për arsye tepër banale.
Tashmë për çiftin mund të themi se kanë ardhur ditë të vështira. Gruaja ka vendosur të shkojë drejt divorcit dhe tashmë është larguar nga shtëpia ku jetonte me partnerin e saj. Në krahun tjetër i shoqi, përveçse po humb gruan e tij rrezikon të përfundojnë në burg për dhunim që ka përdorur ndaj saj.
r.b/NOA