English

Del në kinema “Shrek 4”, 800 kopje për kapitullin e fundit të “bishës së gjelbër”

Romë, 19 gusht, NOA – Dhjetë vjet pas krijimit të “Gjigandit të gjelbër dhe të mirë” sikundër kanë quajtur Shrekun, del në kinematë italiane edhe episodi i katërt i kësaj sage aq të preferuar për fëmijët në mbarë botën.

“Shrek 4” del do të dalë në kinema në 25 gusht, ndërsa ky për këtë kapitull të fundit janë prodhuar plot 800 kopje.

Tashmë ka ardhur momenti për t’i thënë lamtumirë kësaj sage plot aventura të animuar, që pritet të jetë realizuar në 3D, nga kompania prestigjioze amerikane “Dreamëorks”.

Sipas kritikës filmat e mëparshëm Shrek 3 dhe Shrek 2 kapën shifrat më të larta në shitjen e biletave në kinematë anembanë botës, ndërsa ishte i pari film i animuar që mori çmimin Oscar në këtë kategori.

Si gjithnjë edhe në këtë kapitull të fundit, bashkë me Shrekun, do të jetë Fiona, Jastëku, macja me çizme, ndërsa shtohet edhe personazhi i keq, Tremotino.

mit/NOA
KOMENTE