Madrid, 19 gusht, NOA – Rreth 40 persona kanë mbetur të plagosur sot gjatë një shfaqje me dema në Spanjë. Incidenti ka ndodhur kur një dem ka kaluar murin rrethues dhe gardhin e arenës dhe është sulur mbi spektatorët.
Demi ka plagosur me brirë disa prej tyre, por një pjesë e spektatorëve janë plagosur nga rrëmuja dhe nga shtypja me njëri –tjetrin.
Toreadorët janë habitur me sjelljen e kafshës, duke deklaruar se asnjë herë më parë nuk ka ndodhur që një dem të këtë kaluar të dyja muret rrethuese në një arenë.
{youtube}sFgpirFhXRQ{/youtube} Televizionet spanjolle e kane filmuar të plotë ngjarjen e rrallë.Pasi është endur për disa minuta në shkallët e arenës është dashur ndërhyrja e toreadorëve të cilët e kanë vrarë demin.
a.k/NOA
{youtube}VWAIjYs9Lws{/youtube}