English

Ekzekutimi i 22 vjeçarit Vukatana, policia shoqëron disa të dyshuar

Shkodër, 19 gusht, NOA – Pas ekzekutimit me armë zjarri rreth orës 14.00, të 22 vjeçarit Elson Vukatana, pikërisht në lagjen “Daniel Matlia”, është prononcuar edhe policia e Shkodrës.

Burime nga kjo polici i thanë agjencisë NOA se nga veprimet hetimore rezultoi, se 22 vjeçari Elson Vukatana u qëllua me armë zjarri tip pistoletë, pikërisht në hyrje të banesës së tij.

Pas marrjes së lajmit policia e qytetit ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të saj.

Lidhur me ekzekutimin e 22 vjeçarit Vukatana, në mjediset e policisë janë shoqëruar disa persona mbi të cilët policia dyshon se janë implikuar në këtë ngjarje.

Policia e Shkodrës, po vazhdon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, por ajo nuk jep ende asnjë emër, të autorit të vrasjes së 22 vjeçarit, Elson Vukatana.

mit/NOA

KOMENTE