English

Futbollisti i Juventusit denoncohet për fyerje ndaj autoriteteve

Torino, 19 Gusht NOA - Sulmuesi brazilian i Juventusit Amauri, është denoncuar nga karabinierët e shoqërisë Moncalieri për fyerje ndaj autoriteteve. Lojtari është parë teksa kundërshtonte për një shkelje parkingu në qytetin e Torinos dhe reagimi i tij, sipas autoriteteve ishte tepër i ashpër, madje deri në atë pikë ku ata e denoncuan lojtarin.

Sulmuesi brazilian, një italian i natyralizuar, tha se ndihet tepër keq për këtë çka ndodhi, ku pas një debati për parkim përpara një restorant, në Moncalieri, pranë Torinos, lojtari i Juventusit u denoncua nga forcat e rendit.

“Një incident jo i këndshëm”, - e përshkroi atë në një deklaratë të dhënë në faqen e internetit të Juves.

“Karabinierët italianë janë një institucion shumë i rëndësishëm për të cilët unë kam respekt të madh”, - tha braziliani. Nga ana tjetër, ekipi i Juventusit, pasi u përball me lojtarin mori parasysh deklaratat e tij dhe konfirmoi respektin dhe bashkëpunimin me institucionet përkatëse.

r.b/NOA

KOMENTE