English

Një fëmijë gjendet i groposur në rërë, aktualisht ndodhet në koma

Fuerteventura, Kanarie, 20 Gusht NOA - Tragjedi në Fuerteventura, në një ndër ishujt më të bukur të Kanarie. Një fëmijë italian vetëm 10 vjeç, ka mbetur nën kurthin e një grope rëre, e cila fillimisht ishte hapur për të luajtur nga disa miqtë e tij në lokalitetin e La Oliva.

Pasi përfundoi me ndihmën e shpejtë, ai ndodhej në një gjendje kardio-polmonare. Pas u transportua në spital, mjekët pohuan se ndodhet në gjendje kome dhe është një rast tepër kritik.

Vogëlushi ishte futur në një gropë të madhe, prej tre metrash thellësi, e cila ishte gërmuar në rërën e plazhit.

Në momentin që po përpiqej të dilte nga gropa, filloi dhe drama për të. Muret e saj, siç bëhet e ditur nga siti La Oliva, i kanë rënë mbi trup duke e groposur.

Prindërit vunë re menjëherë atë çka ndodhi dhe kërkuan ndihmë. Megjithatë operacioni për të nxjerrë fëmijën nuk rezultoi aspak i thjeshtë.

Kështu forcat e shpjeta filluan menjëherë të gërmonin në të njëjtin vend për të shmangur rënie të tjera të mureve rrethues prej rëre.

U deshën rreth 20 minuta për të liruar vogëlushin, që dhe në atë moment ishte në një gjendje mjaft kritike për jetën.

Adoleshenti më pas u transportua menjëherë me helikopter në spitalin “Materno Infantil” të Las Palmas, ku aktualisht ndodhet në gjendje koma.

r.b/NOA

KOMENTE