English

Një grua shpallet e humbur pasi u shtrua për mjekim në spital

Prishtinë, 19 gusht, NOA – Një është shpallur e humbur nga ana e familjarëve të saj pas shtrimit në spitalin e Prishtinës në Kosovë. Ngjarje konfirmohet nga Policia e Kosovës, e cila nuk jep detaje të shumta për këtë çështje duke konfirmuar faktin se po vazhdojnë hetimet për gjetjen e saj.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur dy tre ditë më parë, kur motra e personit të humbur e ka shkuar për ta vizituar në spital dhe nuk e ka gjetur më atje.

Sipas Policisë së Kosovës motra ka denoncuar se “motra e saj ka humbur pasi ka dalë nga Reparti i QKUK në te cilin ankuesja e kishte dërguar për kontroll mjekësore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

a.k/NOA

KOMENTE