English

Pakistan, UNICEF: Katastrofa do të zgjasë me muaj, nevojiten 141 milion dollarë fonde

Gjenevë, 19 gusht, NOA – “Katastrofa e shkaktuar nga përmbytjet në Pakistan është shumë e madhe, ndaj nuk mund të zgjidhet në pak muaj, madje rrezikon të përkeqësohet”.

Këtë alarm e ka dhënë sot bën UNICEF, Organizata Botërore në ndihmë të Fëmijëve.

Në këtë linjë është edhe Kryqi i Kuq, i cili ka paralajmëruar organizatën botërore në ndihmë të fëmijëve, UNICEF, se në të paktën një muaj shira të rrëmbyeshëm në Pakistan, përmbytjet duket se kanë arritur pikun e shkatërrimit.

UNICEF, kishte kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar 47 milion dollarë fonde, por pas përkeqësimit të situatës UNICEF ka paralajmëruar se nevojiten plot 141 milion dollarë.

Ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaroi se janë të paktën 15.4 milionë persona të goditur nga katastrofa në Pakistan, më e madhja në historinë e këtij vendi aziatik.

mit/NOA

KOMENTE