English

Pas shtatë vitesh SHBA tërheq trupat nga Iraku

Bagdad, 19 gusht, NOA - Shtatë vjet e gjysëm pas rrëzimit të diktatorit Sadam Husein, ushtria amerikane tërheq trupat e saj të fundit luftarake nga Iraku. Pjesa më e madhe e brigadës së luftimit kalon me tanket e saj kufirin në Kuvajt.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Shteteve të Bashkuara Philip Croëley foli për një "moment historik" dhe në të njëjtën kohë u betua për angazhimin e pareshtur të SHBA-së për një udhëheqje të qëndrueshme në Bagdat.

Pas tërheqjes së trupave të luftimit, sipas informacioneve të televizionit amerikan CNN, tani për tani mbeten të stacionuara edhe rreth 56.000 ushtarë amerikanë në Irak.

Pentagoni kishte njoftuar që deri në gusht numri i trupave do të zvogëlohet në 50.000. Njësitë e mbetura do të përdoren ndër të tjera për trajnimin e ushtrisë irakiane. Deri në fund të vitit 2011 sipas planit të presidentit Barack Obama duhet të largohen të gjithë ushtarët amerikanë nga Iraku. Gjatë misionit në Irak kanë humbur jetën rreth 4400 ushtarë amerikanë.

NOA

KOMENTE