English

Pesë të arrestuar për shfrytëzim prostitucioni, mes tyre dhe dy femra

Tiranë, 19 gusht, NOA – Pesë persona kanë rënë në pranga sot pas një operacioni të policisë të zhvilluar në qytetin e Kavajës dhe të Tiranës. Të arrestuarit akuzohen për shfrytëzim prostitucioni dhe trafikim të qenieve njerëzore.

Policia e Tiranës ka dalë në një konferencë për media,ku dhe ka bërë publikë dhe emrat e të arrestuarave, mes të cilëve gjenden dhe dy femra. Ata janë; Gerti Caca, Besnik Shaholli, Denaira Rika, Besjana Hasi dhe Mariglen Abdurrahmani.

Arrestimi i tyre është bërë pas një pune hetimore prej tre muajsh. Ndërkohë që operacioni i policisë ka nisur orët e para të mëngjesit të sotëm dhe është finalizuar me vënien nën pranga të personave të inkriminuar në këtë rrjet prostitucioni.

a.k/NOA

KOMENTE