Mitrovicë, 19 gusht, NOA - Policia e Kosovës sot në orët e paradites ka ndaluar në Rajonin e Mitrovicës një veturë në të cilën gjendej, Dragan Petkoviç.
Duke iu referuar të dhënave se Dragan Petkoviç është një zyrtar i lartë i ministrinë serbe për Kosovën, burime nga kjo polici, thanë se lidhur me informacionin e mëhershëm rreth ndaljes së Dragan Petkoviç nga Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës, për të cilin pritej të bëhej deportimi për në vendkalimin kufitar Merdarë, fillimisht është bërë verifikimi i identitetit te tij.
Pas verifikimit të dokumenteve, është mësuar se personi në fjalë është qytetar i Kosovës, nga Komuna e Gjilanit dhe më pas është liruar.
Ndalimet e e hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë erdhën pas vendimit të shpallur nga kryeministri Thaçi, një vendim i cili ende është në fuqi, për çdo përfaqësues të qeverisë serbe, që tenton të hyjë në Kosovë, për motive zyrtare, ndërsa lejohen vizitat për çështje private
mit/NOA