Partesh, 19 gusht, NOA – “Një histori e përbashkët suksesi”. Kështu e ka cilësuar krijimin e komunës së re serbe të Kosovës, Partesh, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.
Presidenti i Kosovës e quajti një rrëfim të suksesit, të autoriteteve të Kosovës, përgjatë ceremonisë së përurimit të komunës së fundit serbe, e cila u krijua sipas propozimeve për statusin e Kosovës në pakon e Ahtisarit.
Zoti Sejdiu, garantoi përballë qytetarëvë mbështetjen e Institucioneve të Kosovës për të gjithë qytetarët e vendit, qofshin ata serbë apo kosovarë.
Sipas autoriteteve të Kosovës, komuna e Parteshit do të udhëhiqet nga një administratë e re e përberë nga serbët.
Kjo komunë erdhi si rezultat i zgjedhjeve të para legjitime të mbajtura nën mbikqyrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës.
mit/NOA