Tiranë, 19 gusht, NOA, Update – Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe deklaroi sot se nuk ka pasur asnjë incident ndaj tij mëngjesin e sotëm. Në një konferencë për mediat, Braçe ju përgjigj interesit të mediave për ngjarjen, duke shtuar se mediat nuk kanë qenë të kujdesshme në raportimi e ngjarjes.
“Nuk ka ndodhur asnjë lloj konflikti për makinë, nuk ka ndodhur asnjë lloj përplasje makine dhe as sherr për parkimin”, u shpreh Braçe.
Ndërkohë që Braçe ka qenë në Komisariatin e Policisë së Tiranës ku dhe ka dhënë shpjegimet përkatëse, së bashku me 27 vjeçarin Rigels Shehaj.
Braçe u shpreh se nuk ka pasur incident, por shtoi se personi në fjalë e kish kuptuar gabimin dhe kërkoi falje.
a.k/NOA