English

Rrihet Erion Braçe në qendër të Tiranës

Tiranë, 19 gusht, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është qëlluar sot me pëllëmbë,gjatë një sherri me një qytetar,pikërisht në qendër të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur pas përplasjes së lehtë të makinës së deputetit me atë të qytetarit,që është i riu Rigels Shehaj, 27 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në sheshin "Skënderbej", në afërsi të Ministrisë se Mbrojtjes paraditen e sotme.

Nuk dihet ende se kush e ka pasur fajin në lidhje me aksidentin. Ngjarja u konfirmua pak më parë dhe nga Policia e Tiranës në një konferencë për mediat.

Pas debatit që kanë shkëmbyer midis tyre për përplasjen e makinave,Rigels Shehaj e ka goditur deputetin e PS me pëllëmbë. Ndërkohë që policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka bërë të mundur arrestimin e Shehaj dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë së Tiranës.

a.k/NOA

KOMENTE