Uashington, 19 gusht, NOA - Banka britanike “Baclays” ka rënë dakord të paguajë një gjobë në vlerë prej 300 milionë dollarësh për shkelje sanksionesh ndaj vendeve si Kuba, Irani dhe Sudani.
Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se “banka si Barclays nuk do të lejohen të mos respektojnë sanksionet e vendosura nga qeveria amerikane”.
I njëjti burim theksoi se banka disa herë gjatë një dekade “ka fshehur informacione të rëndësishme, të cilat do t’i kishin lejuar Shteteve të Bashkuara të kuptonin origjinën e vërtetë të fondeve”.
NOA