Spanjë, 20 Gusht NOA - Një incident i pabesueshëm ka ndodhur në një ndeshje me dema në Navarra, në veri të Spanjës. Një dem ka kërcyer mbi barrierën mbrojtëse të publikut, duke i sulmuar ato dhe duke lënë të plagosur 40 prej tyre. Episodi ndodhi në arenën e Tafalla.
Në gjendje më të rëndë nga të plagosurit është një fëmijë vetëm 10 vjeç, ndërsa të gjithë të tjerët kanë marrë dëmtime më të lehta.
Imazhet televizive tregojnë demin në kohën kur ka kaluar barrierën dhe sulmon publikun. Më pas, kur paniku mes të pranishmëve përfundoi, kafsha u bllokua dhe më pas u vra.
Sipas specialistëve të këtij sporti, nuk është aspak e çuditshme që një dem të kalojë barrierën prej druri, por në krahun tjetër e pabesueshme është që ai arrin të qëndrojë në shkallët e publikut.
Ishin të shumta ambulancat që mbërritën në vendngjarje dhe transportuan të gjithë të plagosurit në spitalet e vendit.
r.b/NOA
{youtube}pq6sWJOotZA{/youtube}