Madrid, 19 gusht, NOA – Një fëmijë italian ka qëndruar për mëse 20 minuta i “varrosur” në një gropë të madhe me rërë në plazhin “Grandes Playas” në Spanjë.
Sipas medias radiofonike spanjolle Rtvc, fëmija 10 vjeçar është ende në koma, pas varrosjes në rërë të vetvetes për plot 20 minuta të martën.
Sipas burimeve lokale fëmija dhjetëvjeçar ishte nxjerrë jashtë gropës së madhe të rërës, pa frymë.
Sipas radios Rtvc 10 vjeçari dukej të kishte pak përmirësim, megjithatë ai ende është në koma.
Incidenti u verifikua, ndërsa fëmija 10 vjeçar luante me miqtë e tij nën vëzhgimin e të ëmës, pranë një grope tejet të madhe rëre, tre metra e thellë dhe me një diametër prej 5 metrash.
mit/NOA