Tiranë, 19 gusht, NOA, Update – Personat e arrestuar sot për korrupsion nga Policia e Tiranës kishin arritur që për pak muaj të ngrinin një aktivitet të mirfilltë kriminal, duke u bazuar në shfrytëzimin e femrave për prostitucion.
Duke përdorur një hotel në Vaqarr të Tiranës, tre prej të arrestuarve, Gerti Caca, Besnik Sharholli dhe Mariglen Abdurrahmani, sillnin turistë nga bregdeti shqiptar dhe i “prezantonin” me vajzat në hotel. Sipas njoftimit të policisë tre vajzat “ushtronin prostiucion me klientë të ndryshëm, kundrejt shumës së parave që varion nga 100 deri në 200 euro”.
Veç pesë të arrestuarëve, që janë Gerti Nuredin Caca, 33 vjeç, me banim në Synej Kavajë,
Besnik Qani Shaholli, 58 vjeç, me banim në Tiranë, Mariglen Fadil Abdurrahmani, 30 vjeç, me banim në Durrës, Besjana Hasi 22 vjeç, me banim në Golem Kavajë dhe Denaira Rika 18 vjeç, banuese në Përrenjas Elbasan, policia ka deklaruar se është shpallur dhe kërkim dhe një tjetër shtetase me iniciale R.A, 20 vjeçe.
“Shtetasit Gerti Caca, Besnik Sharholli dhe Mariglen Abdurrahmani, shfrytëzonin për qëllime prostitucioni, tre shtetaset e lartëpërmedura, kryesisht me klientë turistë, në hotelet luksoze në zonën e plazhit në Golem dhe në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia njoftoi se operacioni i koduar “Summer 2010”, u zhvillua nga Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë dhe Strukturat e Krimit të Organizuar në Komisariatin e Policisë Kavajë.
a.k/NOA