English

Thaçi: Kosova do të fitojë në Asamblenë e OKB-së në shtator

Lipjan, 19 gusht, NOA – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur bindjen e se çështja e Kosovës do të fitojë në mbledhjen e Asamblesë së kombeve të Bashkuara që do mbahet në 14 shtator.

"Kosova ka besim në mundësitë e saj në OKB, gjatë Asamblesë së Përgjithshme që do mbahet në shtator”, deklaroi gjatë vizitës në komunën e Lipjanit, kryeministri Thaçi.

I pyetur nga gazetarët, shefi i qeverisë së Kosovës, theksoi se “Ne po harmonizojmë të gjitha veprimet tona me partnerët ndërkombëtarë dhe do t’ia arrijmë të fitojmë kundër rezolutës serbe, që tashmë e ka dërguar në OKB”.

Përkundër besimit të Serbisë se miratimi i rezolutës serbe për Kosovën do të çojë në bisedime të reja rreth statusit, kreu i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi përsëriti qëndrimin se “Kosova dhe Serbia mund të bisedojnë vetëm si dy shtete të pavarura”.

Kryeministri i Kosovës e bëri këtë koment për rezolutën serbe, e cila u dërgua në këshillin e Sigurimit të OKB-së, fill pas shpalljes së opinionit këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku u vendos me shumicë votash nga gjyqtarët e lartë, se “pavarësia e Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare”.

mit/NOA
KOMENTE