Shkodër, 19 Gusht 2010 NOA – Një i ri ka mbetur i vrarë në Shkodër, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Mësohet se E. V., 22 vjeç, lindur e banues në qytetin verior, është qëlluar para disa minutash me armë zjarri, në lagjen e quajtur “Qaf-Hardhi”.
Viktima u qëllua me armë zjarri në momentet kur po dilet nga shtëpia dhe ra në tokë i përgjakur afër godinës ku banonte.
Nuk ka ende ndonjë të dhënë zyrtare për autorin e krimit dhe shkaqet e këtij atentati.
r.d/NOA/ Vijon...