English

Zhvillohen provat përfundimtare në Gjirin e Meksikës

SHBA, 19 gusht, NOA - Kompania e nxjerrjes së naftës British Petrolium duhet të zhvillojë dhe disa prova shtesë përpara se të deklarojë bllokimin përfundimtar të rrjedhjes në një nga tubacionet nënujore.

Për disa muaj miliona fuçi me naftë janë derdhur në Gjirin e Meksikës në Shtetet e Bashkuara pas një problemi teknik në tubacionet e naftës që gjenden nën shtratin e oqeanit.

Rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksikës është cilësuar si një nga dëmtimet ekologjike më të rënda të ndodhura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Specialistët mendojnë se do të duhen edhe shumë vite deri në pastrimin e zonës dhe shmangien e dëmeve në ekosistem.

NOA

KOMENTE