English

28 mijë të vdekur nga lufta mes bandave në Meksikë, angazhohet shumica e ushtrisë

Meksikë, 20 gusht, NOA - Në luftën e përgjakshme kundër mafiës së drogës në vendin e tij Presidenti i Meksikës Felipe Calderon do të angazhojë edhe më tej ushtrinë.

Policia nuk është organizuar dhe pajisur ende sa duhet për një luftë të tillë, tha presidenti dhe kryekomandanti në përfundim të bisedimeve trijavore me përfaqësues të lartë të fushës politike, shoqërisë civile dhe kishës.

Aktualisht në mision ndodhen disa mijëra ushtarë kryesisht në veri të Meksikës. Presidenti i Meksikës kritikoi njëkohësisht politikën e drogës dhe të armatimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Industria a armatimit ka kontribuar shumë për shtimin e dhunës me rreth 28 mijë të vdekur në katër vitet e kaluara.

NOA/DV

KOMENTE