English

Ahmadinexhad: Të gatshëm për bisedime me Perëndimin

Teheran, 20 gusht, NOA - Irani është i gatshëm të marrë pjesë në bisedimet me fuqitë e perëndimit për këmbimin e karburantit bërthamor, i tha presidenti Mahmud Ahmadinexhad gazetës japoneze “Jomiuri Shimbun”.

Irani është i “gatshëm që deri kah fundi i gushtit apo fillimi i shtatorit” t’i vazhdojë bisedimet, ka thënë Ahmadinexhad, duke lënë të kuptohet se në rast të marrëveshjes, Teherani mund ta pezullojë pasurimin e uraniumit.

“Kemi premtuar se do ta ndërpresim pasurimin e uraniumit në shkallën 20 % nëse do të sigurohet furnizimi me karburant”, ka thënë presidenti iranian.

NOA/RFE

KOMENTE