English

Dënohet ish reshteri për ryshfet në Afganistan

Virxhinia, 20 gusht, NOA- Prokurorët në Shtetet e Bashkuara thanë se mund të kërkojnë deri 15 vjet burg dënim për ish rreshterin e ushtrisë, për shkak të një skeme korruptive ku u përfshinë mbi një milionë dollarë në karburant.

Majkëll Duger, 27 vjeç, u deklaru fajtor në gjykatën në Virxhinia për shkak se në bashkëpunim me të tjerë kishte pranuar më shumë se 400 mijë dollarë rryshfet nga një kontraktor, për të vjedhur karburant nga një qendër të ushtrisë amerikane në provincën Logar.

Bashkëpunëtori i ti, ish rreshteri Stevan Nathan Ringo, gjithashtu është akuzuar.

NOA/RFE

KOMENTE