English

Flet avokati i Selmanllarit: Shalsi të faktojë akuzat që ka bërë nga selia e PS

Tiranë, 20 gusht, NOA, Update - Genc Gjokutaj, avokati i biznesmenit të akuzuar nga Partia Socialiste për korrupsion me zyrtarë të qeverisë, ka dorëzuar paraditen e sotme padinë penale ndaj deputetit të PS-së, Eduard Shalsi.

Në një prononcim për mediat dhënë pas dorëzimit të padisë në Gjykatën e Lartë, Gjokutaj, u shpreh se objekti i padisë janë “deklaratat e bërë gjatë tre ditëve nga deputeti i PS-së, Eduard Shalsi”. “Padia është ngritur pasi në datat 16, 17, 18 gusht Shalsi ka shpifuar ndaj Rrahman Selmanllarit për kompaninë e tij Stream Oil”, tha ai.

Gjokutaj theksoi se deputeti i PS-së dhe nënkryetar i grupit parlamentar të PS, Eduard Shalsi ka mundësinë që tashmë t’i faktojë të gjitha deklarata që ka bërë kudnër klientit të tij në Gjykatën e Lartë.

“Shalsi shpifi publikisht për Selmanllarin dhe komapninë ‘Streal Oil”, tha avokati Gjokutaj.

Ai shtoi se kjo gjë ju kërkuar që të bëhej dhe në mënyrë publike deputetit të PS-së, por duke qenë se ai nuk ndryshoi qëndrim, atëherë, Selmanllari ka vendosur që ta ndjek çështjen në rrugë ligjore.

a.k/NOA

KOMENTE