Athinë, 20 gusht, NOA – Është kthyer në një arnë gladiatorësh ndeshja e basketbollit mes Greqisë dhe Serbisë. Protagonistë i sherrit ka qenë serbi Nenad Kërstiç.
Basketbollisti i Serbisë, Nenad Kërstiç, është liruar sot nga burgu në Athinë, pasi është mbajtur gjatë natës, lidhur me problemet e shkaktuara në ndeshjen me Greqinë.
Afro 5 mijë shikuesit e Arenës Olimpike në Athinë janë shokuar nga situata e krijuar kur lojtarët e të dy palëve e goditnin njëri-tjetrin, vetëm disa minuta para përfundimit të ndeshjes finale të turneut Akropolis.
Lojtari Nenad Kërtsiç e kishte kapur për fyti një lojtar grek dhe i kishte hedhur një karrige drejt një lojtari tjetër kundërshtar.
Karriga e kishte goditur basketbollistin e Greqisë, Yannis Bouroussis, duke e përgjakur në kokë.
Takimi u ndërpre 2 minuta para përfundimit, kur Greqia avanconte me një pikë dhe sipas tifozëve e kishte fitoren të garantua.
Sherri ka krijuar një situatë të paprecendetnë në ndeshjet e mëparshme duke përfshirë edhe lojtarë të tjetër.
Ndaj lojtarit serb pritet të merren masa të ashpra nga federata për incidentin e krijuar.
Prokurori grek Kostas Simitzoglou ka miratuar nisjen e hetimit ndaj lojtarit serb për përleshjen.
Hetuesi raportoi se do të shqyrtojë gjithë videon e lojës dhe do të marrë deklaratat nga dëshmitarët dhe nga lojtarët e pranishëm në nisjen e sherrit.
a.k/NOA