Indonezi, 20 Gusht NOA - Autoritetet indoneziane kanë filluar të zbatojnë shërbimin e ri të trenave të cilët do të jenë me vagonë, ku pasagjerë janë vetëm femra. Një vendim, i cili është marrë për të shmangur ngacmimet ndaj tyre.
Lajmi u bë i ditur nga Xhakarta Post, që ka specifikuar se për momentin janë në punë rreth 10 lloje të tilla në 20 të parashikuara.
Kështu treni i parë i këtij lloji me sedilje ngjyrë rozë nga e para tek e fundit, ka qarkulluar ditën e sotme në linjën Xhakarta - Bogor. Prezenca e vagonëve rozë nuk sinjifikon një kusht të detyrueshëm përdorimi nga ana e pasagjereve.
r.b/NOA