Shkup, 20 gusht, NOA – Në muajin shtator Kosova hap zyrtarisht ambasadën e saj në Maqedoni.
Sikundër dihet kjo ambasadë çelet fill pas tetë muajsh kur mes dy vendeve u vendosën marrëdhëniet diplomatike.
Mediat vendase njoftojnë se ambasadori i Kosovës në Shkup, Skënder Dyrmishi dhe stafi i tij janë vendosur tashmë në zyrat e ambasadës së Kosovës, që ndodhet pranë ambasadës së SHBA-ve, Shqipërisë e Turqisë, në rrugën Samoilova 136.
Kosova është e para që çel ambasadën e saj në Shkup, ndërsa pritet që edhe Maqedonia të hapë zyrën e saj diplomatike në Prishtinë.
Mësohet se zyrtarët e Kosovës do të vendosen në ndërtesën e re të Ambasadës në shtator.
mit/NOA