English

Krasiç, më në fund një lojtar i Juventusit si goditje e fundit e merkatos

Tiranë, 20 gusht 2010 NOA - Pasi dhanë dorëheqjen për Dzekon dhe konfirmuan Diegon në skuadër, për sezonin e ardhshëm, drejtori i përgjithshëm i klubit, Marotta është në përfundim të një goditje të fundit në këtë merkato.

“Përforcimet në skuadër do të përqendrohen të gjitha tek një mesfushor krahu”- deklaroi ai para disa kohësh. Një mesfushor, i cili tashmë ka një emër – Milos – dhe një mbiemër – Krasiç.

Akordi për këtë lojtar qëndron prej kohësh ndërmjet klubeve të Juventusit dhe CSKA-së dhe tashmë kanë mbetur vetëm detajet e fundit.

Me sa bëhet e ditur klubi rus do t’i shkojë një shumë prej 15 milionë eurosh, e cila do të paguhet në tre vite dhe flitet se ditën e nesërme lojtari do të jetë në Torino për të bërë vizitat mjekësore.

r.b/NOA

KOMENTE