Paris, 20 Gusht NOA - Kuasimodo? Është një person që ka ekzistuar në të vërtetë dhe shkrimtari francez, Viktor Hygo e ka takuar edhe personalisht.
Në romanin e tij, “Notre-Dame de Paris”, autori është frymëzuar nga një personazh real për të krijuar figurën e Kuasimodos.
Dhe tashmë mund të themi se kush ka qenë në të vërtetë.
Bëhet fjalë për një skulptor të përgjithshëm, natyrisht gungaç, i cili ishte impenjuar në punimet e restaurimit të katedrales së Parisit në fillimin e viteve 800.
Ai njihej nga të njohurit e tij me nofkën Le Bossu (Gungaç).
Ky fakt është mbështetur nga ekspertët e Tate, galerisë angleze të artit modern, pasi studiuan imtësisht dorëshkrimet e Henry Sibson (1795-1870), gurgdhendës anglez, që ka punuar në Francë në kontratat e porositura nga qeveria.
Ditari i tij është blerë nga Tate dhe ditën e sotme do të ekspozohet për publikun.
r.b/NOA