English

Lëvizja studentore shqiptare: Kthejeni Ramush Haradinaj në atdhe

Prishtinë, 20 gusht, NOA - Lëvizja Studentore Shqiptare ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me kthimin për rigjykim në Hagë, të lideri të AAk-së, Ramush Haradinaj duke e parë këtë rast si një lojë, që i bëhet Kosovës për ta shpallur atë fajtor me çdo kusht vetëm e vetëm për disa pretendime të pabazuara të serbëve apo qarqeve të tjera antishqiptare.

Në një deklaratë për shtyp, kjo lëvizje bën me dije se me kthimin e Haradinajt në Hagë, “ne mendojmë se veç dëmtimit të interesave integruese të Kosovës nuk mund të ketë qëllim tjetër të fshehur pas këtij inskenimi të shëmtuar. Ndryshe nuk ka si shpjegohet se pas dërgimit të Haradinajt në Hagë, mbarë opinioni publik si dhe vetë i akuzuari është në pritje të provave të reja prej mëse një muaji dhe asgjë nuk po del në dritë”, theksoi lëvizja studentore shqiptare.

Ata i kanë bërë thirrje qeverive respektive të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe mbarë opinionit publik që të reagojnë sa më parë mbi këtë fenomen antikombëtar, i cili sipas tyre do përsëritet në vazhdim për të cënuar figurën e shqiptarëve.

Kjo përsëritje sipas studentëve cënon edhe imazhin e luftës çlirimtare të Kosovës dhe trupave të NATO-s, të cilët triumfuan ndaj diktatorit serb, Sllobodan Millosheviç.

“Sipas nesh nuk ekziston një çështje shqiptare dhe një kosovare. Integrimi, zhvillimi e progresi është një çështje e shqiptarëve kudo që ndodhen, e mbi të gjitha e atyre që i përfaqësojne ata. Për këtë arsye ne dënojmë sjelljen indiferente të institucioneve shqiptare, pasi kjo tregon se më shume se interesat e popullit tonë, ata po shohin interesin e tyre’, nëvizuan në deklaratën e tyre lëvizja Studentore Shqiptare.

Sipas tyre, i mbetet popullit të ngrejë zërin dhe t’i tregojë zyrtarëve vendas e të huaj se "vendi i gjeneralit është në Kosovë mes popullit të tij, pikërisht të atij populli për të cilin ai luftoi dhe fitoi. Kthejeni Ramushin në Atdhe."

mit/NOA
KOMENTE