Lezhë, 20 gusht, NOA – Një 52 vjeçar nga komuna Balldre e Lezhës është arrestuar mbrëmë nga policia e qytetit pas ka kanosur dhe kërcënuar me jetë një drejtues firme.
Policia e Lezhës njofton se i arrestuari është 52 vjeçari nga fshati Gocaj i Komunës Balldre të lezhës Mark Çotaj.
Sipas policisë, 52 vjeçari, dje në orët e paradites ka shkuar tek firma e montimit të shtyllave të tensionit lartë Elektro Net Albania, duke penguar punën e punonjësve të kësaj firme dhe më tej duke kanosur dhe kërcënuar drejtuesin e saj, shtetasin me iniciale A.S.
Sipas informacioneve nga policia e Lezhës, ishte e disata herë që 52 vjeçari Mark Çotaj, pengonte dhe kanoste punonjësit e firmës Elektro Net Albania.
52 vjeçari ishte shoqëruar edhe herë të tjera në Komisariatin e Policisë së Lezhës, për veprimet të kundraligjshme.
Pas veprimeve të para hetimore materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Lezhës, për veprat penale të kanosjes dhe vetëgjyqësisë, vepra në ngarkim të 52 vjeçarit Mark Çotaj.
mit/NOA