English

Një djalë 18 muajsh bie nga dritarja e shtëpisë, nuk pëson asnjë dëmtim

Verbania, Itali, 20 Gusht 2010 NOA - Bie nga dritarja e shtëpisë nga kati i parë dhe fatmirësisht nuk dëmtohet madje nuk pëson as gërvishtjen më të vogël. Diçka e tillë ka ndodhur me, Selim, një fëmijë 18 muajsh.

Ai ishte fëmija e një çifti egjiptianësh, të cilët banojnë në Verbania, të Italisë. Vogëlushi, megjithatë është çuar menjëherë në spital për të bërë një kontroll më të detajuar

Incidenti ndodhi teksa po luante në shoqërinë e motrës së tij tre vjeçare, ku në një moment mbulesa e krevatit e cila përbëhej nga një material plastik e hodhi vogëlushin në një lartësi ku përfundoi jashtë dritares që qëndronte e hapur.

Për fat të mirë, i vogli Selim, nuk ka pësuar asnjë lloj dëmtimi edhe pse ishte vetëm 18 muajsh.

r.b/NOA

KOMENTE