Nju Jork, 20 gusht, NOA – Bisedimet direkte mes Izraelit dhe Palestinës do të mbahen në 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë.
Këtë deklaratë e ka bërë sot Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, e cila theksoi se bisedimet për të arritur paqen në Lindjen e Mesme, mes niveleve të larta izraelite dhe palestineze, do të zhvillohen pa kushte paraprake.
Sipas zonjës Klinton, synimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është zgjidhja brenda një viti e statusit final mes Izraelit dhe Palestinës.
Sekretarja amerikane e Shtetit, bëri me dije se SHBA-të, kanë ftuan në 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë, Presidentin egjiptian, Hosni Mubarak dhe Mbretin e Jordanisë, Abdullah, përveç negociatorit të katërshes Tony Blair, për rinisjen e bisedimeve direkte mes izraelitëve dhe palestinezëve, që do të mikpriten dhe drejtohen nga Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Presidenti amerikan, Barack Obama.
mit/NOA