English

Superstrada Milot-Fushë Krujë, aksidentohet dhe vdes 58 vjeçari, në pranga drejtuesja e makinës

Lezhë, 20 gusht, NOA – Një 58 vjeçar nga fshati Bushnesh i Krujës ka gjetur vdekjen i përplasur nga një makinë, ndërsa kalonte rrugën për në krahun tjetër të saj.

Burime nga policia e Lezhës thanë për agjencinë NOA se aksidenti ku gjeti vdekjen 58 vjeçari Prend Dobrozi ndodhi sot në orën 01.00 pas mesnate, pikërisht në superstardën Milot-Fushë Krujë, në afërsi të karburantit “Mirdita”.

Policia e Lezhës njofton se ka qenë automjeti i drejtuar nga 35 vjeçarja Ermira Hila, një makinë “Mercedez Benz” me targë TR 8422 T, që ka aksidentuar shtetasin Prend Dobrozi.

35 vjeçarja Ermira Hila, banuese në fshatin Kodhel të Lezhës është arrestuar në flagrancë pas ka aksidentuar rëndë 58 vjeçarin, i cili ishte duke ndërprerë rrugën kryesore nga krahu i djathtë i drejtimit të lëvizjes së automjetit Benz për në krahun e majtë.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës ku më pas ka vdekur.

Policia e Lezhës ka ngritur menjëherë grupin që do të hetojë këtë çështje, pas ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, këqyrjen dhe sekuestrimin e mjetit të aksidentit, këqyrjen e kufomës, dhe marrjen e deklarimeve nga persona, dëshmitarë, që treguan rrethanat e aksidentit, ku gjeti vdekjen 58 vjeçari Prend Dobrozi.

Në përgatitjen e dokumentacionit, prokuroria po e heton çështjen si një vepër penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

mit/NOA
KOMENTE