Torino, 20 Gusht NOA - Kanë qenë dy goditje të menjëhershme në merkato për ekipin e Juventusit. Kështu, pas Krasiç, drejtuesit bardhë e zinj, janë në përfundim të marrëveshjes që do të sjellë në Torino dhe Alberto Aquilanin, që ka lënë Liverpulin pas vetëm një sezoni.
“Ka nevojë të luajë si titullarë çdo javë”, - bëri të ditur trajneri i ekipit Hodgson dhe kjo është arsyeja për të cilin klubi anglez e ka lënë të lirë.
Marrëveshja ende nuk ka përfunduar, por tashmë mungojnë vetëm detajet e fundit të kontratës. Me sa është bërë e ditur lojtari do të jetë orët e ardhshme në Torino dhe flitet se kjo tratativë do ta sjellë Aqulianin në formën e huazimit me të drejtë blerje të kartonit të tij, me një çmim prej 16 milionë eurosh.
r.b/NOA